18:59, 11 Janar 2017

Presidenti i zgjedhur u Amerikës, Donald Trump ka mbajtur konferencën e parë për media, prej kur fitoi zgjedhjet.

Më së shumti këtu Trump ka folur për akuzat e Rusisë duke i quajtur ato si lajme të falsifikuara që janë bërë nga njerëz të sëmurë, shkruan BBC.

Ai u përgjigje pyetje rreth këtyre akuzave, se Rusia ka disa video banale të jetës private të Trump.

Ai po ashtu për herë të parë ka thënë se Rusia qëndron prapa sulmeve kibernetike dhe se kanë pas kontroll të plotë në biznesin e djemve të tij.

Konferenca për shtyp ishte paraparë që Trump të jep më shumë detaje rreth biznesit të tij, por që është dominuar nga akuzat për materiale të komprometuara.

“Kurrë nuk është dashur të shkruhet dhe të shfaqet diçka e tilla”.

“Janë lajme të rreme, kjo nuk kanë ndodhur, njerëz të sëmurë i kanë përgatitur këto, kjo është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Trump, në konferencën e parë si president, transmeton Klan Kosova.

Interesante