Trump mbështet përmirësimin e kontrollit për blerjen e armëve NULL NULL 19.02.2018 16:53 19.02.2018 16:53 Presidenti amerikan Donald Trump ka shfaqur mbështetjen e tij lidhur me përpjekjet për të përmirësuar kontrollimin e lejeve për mbajtjen e armeve, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Trump ka biseduar me senatorin republikan, John Cornyn në lidhje me një projektligj dypartiak të cilin e kishte propozuar ky i fundit. Projektligji i 2017-ës kishte për qëllim përmirësimin e pajtueshmërisë me kontrollet në të cilat nënshtrohen individët para se të blejnë armë. Kjo vjen pas raportimit se i dyshuari për të shtënat në shkollën e mesme në Florida, kishte blerë armën e tij legalisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 22 minuta më parë