Trump mbështet kandidatin republikan në garën e Alabamas për Senat NULL NULL 12.12.2017 08:31 12.12.2017 08:31 Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një mesazh audio për kandidatin për senator nga radhët e republikanëve, i cili është i akuzuar për sjellje të këqija seksuale, një natë para zgjedhjeve në Alabama. Presidenti ka ofruar mbështetjen e tij për kandidatin republikan njëherit edhe ish gjyqtar në Alabama, Roy Moore, i cili është duke garuar me demokratin Doug Jones për ulësen në Senatin Amerikan. Moore ka mohuar akuzat që ka bërë sjellje të këqija seksuale ndaj disa grave, kryesisht kur ato ishin adoleshente. Sipas sondazheve gara në mes të Moore dhe Jones është mjaft e ngushtë. Zgjedhjet e të martës mund të ndryshojnë balancën e fuqive në Senat para zgjedhjeve të Kongresit në mes të mandatit./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 18 minuta më parë