10:00, 4 Gusht 2018

Presidenti amerikan Donald Trump foli të premten mbrëma për një intervistë që ylli i basketbollit, LeBron James, e ka dhënë për CNN.

Ai nuk i kurseu thumbat për gazetarin që e bëri këtë intervistë, por as për katër herë MVP-në, të cilin tentoi ta ngacmojë edhe më shumë duke e proklamuar dashurinë e tij për një tjetër rival historie të James, Michael Jordan.

“LeBron James sapo u intervistua nga budallai më i madh në television, Don Lemon-i. Ai e bëri LeBron-it të tingëllonte i mençur, e që s’është lehtë. Më pëlqen Mike”, ka shkruar Trump në Tëitter.

Gjatë kësaj interviste, James i kishte thënë Lemonit që beson se presidenti po i përdor sportet për t’i ndarë njerëzit, e që sipas yllit të Los Angeles Lakers, ëshë pikërisht sporti që gjithmonë i ka bashkuar ata.