19:36, 10 Janar 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka anuluar të enjten udhëtimin e tij të planifikuar për në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës.

“Për shkak të papajtueshmërisë së Demokratëve për Sigurinë Kufitare dhe rëndësinë e madhe të Sigurisë për Kombet tona, me respekt e anuloj udhëtimin tim të rëndësishëm në Davos, Zvicër për Forumin Botëror të Ekonomisë. Përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe kërkoj falje @WEF! “, shkruajti ai në një postim në Twitter.