Trudeau u tregon të gjithëve se si duhet t’i jepet dora Trump-it (VIDEO) NULL NULL 13.02.2017 22:28 13.02.2017 22:28 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka një mënyrë jo të zakonshme të shtrëngimit të duarve me njerëz. Ai ua “ngjet” të tjerëve për dore, ua shkund dorën dhe nganjëherë duket sikur ai po lufton me të tjerët kur u jep dorën. https://www.youtube.com/watch?v=-SSclEtLXJ8 Por, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ishte i përgatitur për ndonjë situatë potencialisht të sikletshme kur vizitoi të hënë Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova. Një video ku Trump mirëpret Trudeau tregon se si kryeministri kanadez shpejt ia kap krahun Trump-it me dorën e tij të majtë, duke pamundësuar një tërheqje eventuale nga Trump. Pastaj Trudeau shihet tek shtrëngon dorën e tij dhe nuk e lejon Trump-in ta tërheq për dore. Shtrëngimi i duarve në mes të liderëve botërorë dhe gjuha e trupit të tyre në përgjithësi nuk është krejt e parëndësishme. Çdo lëvizjes dore e trupi është një gjest diplomatik dhe ka të bëjë me të kuptuarit e artit të sjelljes në nivele të tilla. Shpesh me veprime të duarve, mënyra se si shtrëngohet dora, kohëzgjatja e shtrëngimit të dorës dhe detaje të tjera, në dukej të parë të parëndësishme, kanë një domethënie të veçantë, njofton Klan Kosova. Me anë të këtyre veprimeve liderët tregojnë – me gjeste – dominancën mbi tjetrin, respektin apo besimin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 7 minuta më parë