Doda udhëtimet i bën i vetëm.

16:41, 25 Mars 2018

Aleksander Doda, 71 vjeçar, është njeriu që tri herë ka lundruar nga kontinenti në kontinent me kajakun e tij.

Polaku udhëtimet e gjata në mjetin e vogël lundrues i ka bërë nga vende të ndryshme.

I fundit ishte nga New Jersey i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Le Conquet të Francës duke përshkruar kështu 5429 kilometra, njofton Klan Kosova.

Doda udhëtimet i bën i vetëm.

Ai ka dizajnuar një kajak ku ka një hapësirë minimale edhe për të fjetur, por edhe për lënien e ushqimeve.

Udhëtimi i fundit dhe më i rrezikshmi zgjati 110 ditë, nga toka amerikane në Europë.

Një tjetër udhëtim i Dodas ishte ai nga kryeqyteti i Senegalit, Dakar, deri tek në Acaraú të Brazilit. Distancë kjo prej 3216 kilometrash.

Doda ka edhe një udhëtim tjetër tej-atlantik, kur nga Lisbona e Portugalisë pati lundruar 5004 kilometra për në Bermuda e më pas nga atje edhe 1692 kilometra deri në Florida.

klankosova.tv