15:00, 14 Shtator 2018

Tretmani i lëkurës i cili tash e sa kohë po bën bujë ka filluar të konsiderohet si tejet i rrezikshëm nga ekspertët e shëndetësisë.

Kjo pasi ky proces sipas mjekëve po del të jetë bartës i infeksioneve të ndryshme në gjak si dhe virusit HIV, njofton Klan Kosova.

Departamenti i Shëndetësisë në shtetin amerikan New Mexico njoftoi se janë gjetur procedura të pasigurta në disa objekte ku ushtrohet ky trajtim, ndërsa personat që kanë bërë këtë proces janë këshilluar t’i kryejnë analizat e hollësishme.

Këtë tretman e kanë provuar dhe shumë fytyra publike si nga vendi ynë ashtu edhe nga bota.

 

Kim Kardashian