Tretmani i ri mund të përgjysmojë nevojën për transplantim të mëlçisë NULL NULL 16.08.2018 18:30 16.08.2018 18:30 Një tretman potencial për trajtimin e dështimit të menjëhershëm të mëlçisë mund të përgjysmojë nevojën për transplantim, kanë deklaruar shkencëtarët e Universitetit të Edinburgh. Mëlçia ka aftësi natyrale që të riparojë veten, mirëpo kjo humbet pas dëmtimeve në veçanti në rastet e abuzimit me droga. Terapia e re është ilaç kundër kancerit që ristarton potencialin regjenerues të mëlçisë. Testimet ende janë në fazën fillestare, mirëpo ekipi i hulumtuesve ka deklaruar se mund të ketë një ndikim të madh tek pacientët. Vetëm në Britani rreth 200 persona kanë probleme të menjëhershme me mëlçi brenda vitit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë