23:30, 13 Qershor 2018

Ylli i i Tottenham Hotspur, Mousa Dembele, ka ngjallur interesimin e treshes nga Serie A, raporton Sky Sports, përcjell Klan Kosova.

30 vjeçari është figurë kyçe te klubi londinez tash e disa vite, duke e ndihmuar atë që të përfundojë në top tre skuadrat e para në tre stinorët e fundit të Premier Ligës.

Sidoqoftë, pasi që kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, Juventus, Napoli dhe Interi janë të interesuar në Dembele-në.

Interesante