Trepça ka nisur të këndellet (VIDEO) NULL NULL 19.01.2018 23:03 19.01.2018 23:03 Klubi i basketbollit Trepça, pas një kohe të gjatë problemesh, ka arritur të këndellet. Bordi i klubit nga Mitrovica është mobilizuar fort dhe ka arritur të gjejë sponsor serioz dhe tash po qëndron mirë financiarisht, madje i kanë të garantuara pagat deri në fund të stinorit. Kjo ka bërë edhe tifo grupin Torcida që ta mbushë sallën përplot. Trepçës gjithashtu i janë kthyer basketbollistët kryesor, si dhe kanë transferuar nga Amerika, Jordan Reed që pati paraqitje të mirë në ndeshjen e tij të parë për minatorët. Synim i klubit është futja në ‘play-off’ dhe kupa. Kronikë nga Emanuell Syla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.