Trenat indianë dhe vdekjet në Madhya Pradesh NULL NULL 05.08.2015 08:38 05.08.2015 08:38 Dy trena pasagjerë në Madhya Pradesh, janë rrëzuar nga një urë dhe janë përmbytur pjesërisht, duke lënë të vdekur kështu 24 njerëz, thonë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Trenat po udhëtonin pranë njëri tjetrit në qytetin Harda, dhe kanë rënë në lum. Njëri nga zëdhënësit hekurudhorë ka thënë për BBC, se shiu i madh ka shkaktuar rritjen e niveleve të ujit. 25 persona janë lënduar, ndërsa 300 të tjerë janë shpëtuar. Mediat indiane kanë raportuar se nuk është bërë ende e qartë se sa pasagjerë ishin në tren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 34 minuta më parë