Tre milionë euro drogë në gomone, kështu u kapën dy shqiptarët në Itali NULL NULL 12.10.2018 11:47 12.10.2018 11:47 Policia italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie rreth 300 kilogram marijuanë mëngjesin e sotëm. Droga është kapur mëngjesin e sotme pranë provincës së Leces, ndërsa në pranga janë vendosur dy skafistë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Gomonia është pikasur nga policia në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj. Dy shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, shkruan albeu.com Pas kërkimeve intensive, policia ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror “Le Cesine.” Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marijuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro. Kujtojmë se rreth 24 orë më parë një tjetër gomone me 350 kg u kap në brigjet e Adriatikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 6 minuta më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 8 minuta më parë
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 9 minuta më parë