13:58, 10 Gusht 2018

Të gjithë e dimë se cigarja është faktori kryesor i problemeve shëndetësore tek njeriu. Përveç stresit dhe problemeve në organizëm , cigarja është e njohur si shkaktari kryesor për buzët me ngjyrë më të errët.

Nëse ju shqetëson ky problem dhe nuk mund ta lini duhanin, ekzistojnë pesë mënyra për t’i pastruar ato.

  1. Larja e buzëve me brushë të dhëmbëve

Është mënyra më e thjeshtë dhe efikase që ndihmon shumë shpejtë në zgjidhjen e këtij problemi. E gjitha çka duhet të bëni është të vendosni pak xhelatinë në buzë dhe t’i fërkoni me brushë.

  1. Sheqeri dhe limoni

Një tjetër mënyrë është edhe aplikimi i një luge sheqeri dhe disa pikave të limonit në buzë, pastaj duhet t’i masazhoni ato me atë përzierje për pak minuta.

  1. Lëngu i shegës

Përfitime pozitive për zbardhjen e buzëve kemi edhe nga lëngu i shegës. Mjafton shtrydhja e një luge nga shega dhe aplikimi i lëngut në buzë të lihet për një ore, kjo gjithashtu u jep edhe një shkëlqim buzëve.