14:55, 9 Nëntor 2018

Tre ish-presidentet shqiptarë, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu vizituan sot fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit ku edhe bënë vizita në vendet më historike.

Ata u shoqëruan nga banorët dhe kryetari i fshatit, Selami Hoti, me të cilët shkuan në shtëpinë muze të Ukshin Hotit ku janë të ekspozuara fotografi por edhe mjete të punës së veprimtarit, njofton Klan Kosova.

Ata u ndalën edhe në kompleksin memorial n trupat e mbi 200 të vrarëve në luftën e fundit.

Gjatë rrugës, kryetari i fshatit u rrëfeu presidentëve krimet serbe që u bënë në Krushë të Madhe në luftën e fundit.

Ish-presidenti Moisiu çmoi lartë kontributin e filozofit, Ukshin Hoti dhe veprat e tij.

“Kosova u çlirua, fitoi pavarësinë falë të rënëve”, shtoi Moisiu.

Ndërsa, ish-presidenti Rexhepi duke folur për veprën e Hotit tha se edhe vetë ka qenë i angazhuar në gjurmët për gjetjen e tij, , ndërsa lajmin për vrasjen e tij menjëherë pas burgut të Dubravës e kishte përjetuar rëndë.

E se kujtesa për Hotin është e përhershme e tha ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili fshatin prej nga vinte Ukshin Hoti e quajti monument.

Pas vizitave në kompleks e shtëpi muze, ish-presidentët vizituan edhe kooperativën bujqësore “Krusha” dhe shkollën e mesme “Ukshin Hoti”.