Tre gabimet e mëdha të politikës kosovare, sipas Blerim Latifit NULL NULL 17.01.2018 21:53 17.01.2018 21:53 "Situata në të cilën jemi është një produkt i një elite politike e cila luftën për pushtet e ka nxjerrë mbi interesat vitale të shtetit. Ne jemi futur në një qark vicioz prej të cilit nuk po mund të dalim. Në tre vjetët e fundit kemi bërë tre gabime të mëdha" Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se Kosova, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të elitës politike, është futur në rreth vicioz, nga i cili nuk po mund të dalë. Në Zona B të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se politika i ka bërë dëme të pariparueshme shtetit, pasi në një varg rastesh, interesat partiake janë vënë mbi ato shtetërore. Latifi ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe pasojat që mund të ketë, duke e cilësuar si pjellë të një doktrine që vazhdimisht ka synuar barazimin e fajit tek të gjitha palët, për atë që ka ndodhur gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. “Ushtria Clirimtare e Kosovës është produkt i një trashëgimie clirimtare të ndërtuar gjatë, që rrënjët i ka në mitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Dhe nëse kjo ushtri përfundon duke u gjykuar në Tribunal, atëherë aty kemi edhe njëfarë gjykimi të asaj trashëgimie mbi të cilën është ndërtuar”. “Është problematike vendosja para një gjykata e një ushtrie clirimtare. Gjykata është pasojë e përpjekjes së gjatë, që ka ekzistuar qysh nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, për të vendosur njëfarë ekuivalence të fajit. Dick Marty ka qenë një prej personaliteteve të shumta që e ka mbrojtur linjën e kësaj ekuivalence. Specialja është pasojë e kësaj doktrine”. “Situata në të cilën jemi është një produkt i një elite politike e cila luftën për pushtet e ka nxjerrë mbi interesat vitale të shtetit. Ne jemi futur në një qark vicioz prej të cilit nuk po mund të dalim. Në tre vjetët e fundit kemi bërë tre gabime të mëdha. Kemi lejuar që dhuna të bëhet mjet për qëllime politike. Problemet ndërkombëtare të Kosovës i kemi bërë cështje të luftës së brendshme për pushtet. Ne e kemi devalvuar qëndrimin amerikan sa i përket cështjeve të ndryshme në vend”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 28 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë