Tre faktorë që e bëjnë Agron Mulliqin artist të kohës NULL NULL nga Hekuran Sokoli 01.01.2019 09:00 nga Hekuran Sokoli 01.01.2019 09:00 Në ditët e sotme të besosh se mund ta sigurosh kafshatën e gojës duke krijuar art; vërtetë duhet të jesh tip i çuditshëm. Mirëpo, pavarësisht sfidave socio-ekonomike, edhe në Kosovë ekzistojnë artistë të cilët e mbajnë veten gjallë nga arti dhe njëri prej tyre është piktori Agron Mulliqi. Faktorët që e bëjnë Mulliqin artist të kohës Para shumë vitesh piktori ka qenë pronar i një kafeneje, nëpërmjet të cilës ai ka mundur t’ia sigurojë vetes një rrogë mesatare. Por, Mulliqi ka vendosur që të heqë dorë nga biznesi dhe t’i kthehet artit sepse atë e bën më së miri. Ai mund të krahasohet me Minotaurin e mitologjisë greke i cili qëndron në mes të labirintit të dizajnuar nga arkitekti Daedalus. Edhe Mulliqi sikurse Minotauri i Greqisë antike, ngujohet në hapësirën e tij të artit të quajtur ‘atelie’ duke pikturuar vepra që shpesh herë u ngjajnë hartave të një labirinti me shumë dhoma dhe korridore. Faktori i parë: Moderniteti Pikturat e tij nuk janë monotone sikur korridoret e errëta të labirintit pa dalje, por ato janë të mbushura me ngjyra, dhe figura të llojllojshme. Shpesh ndodh që kritikët t’i gjejnë veprat e tij shumë të ngarkuara pasi brenda një punimi mund të ndodhen dhjetë piktura të vogla. Për shkak të kreativitetit të madh, ai nuk kursehet në pikturë sepse është i bindur se të nesërmen nuk do të mbetet pa ide. “Begatshmëria përmbajtjesore, çiltëria kompozicionale, pastërtia, sensibiliteti i linjës, duke u përkrahur nga ngjyrat, e bëjnë konstituivin e formës, figurave kompozcionale, dhe janë tipare të Agron Mulliqit”, thotë kritiku i artit, Ilir Muharremi. “Substrati i motiveve buron nga magma krijuese, aty gjendet një lëndë më figurën e Hyjneshës në fron, e ngjeshur, e shkërmoqur, e bërë pah, pjalm, ajër, ngjyrë, ndjesi, variacion, portrete të shumë llojshme, nuse, Van Gogh, dukeshë, breshkë, vazo, flutur, peshk shndërrohen në pikturë. Aty shohë infinitin, mistikën, agnostikën dhe labirintin”. Faktori i dytë: Koha Për shkak se jeton vetëm nga piktura, artisti nuk e ka luksin ta mbajë çmimin e një pikture dy mijë euro. Ai i përshtatet shumë mirë standardit vendor në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i blejnë veprat e tij, por që edhe ai të mbijetojë nga arti. Kështu që atij i duhet të punojë shumë më tepër në mënyrë që t’i shesë lirë punimet dhe t’i plotësojë nevojat e tij financiare. Ka pasur periudha kur Agroni i ka punuar nga pesë punime gjatë ditës. “Sikur një kamerierit të cilit i duhet të qëndroj në këmbë dhe të shërbej për tetë orë gjatë orarit të punës. Njësoj ndodh me mua. Edhe unë duhet të ia kushtoi profesionit tim të paktën tetë orë gjatë ditës”, thotë Agroni për klankosova.tv duke e shpjeguar përkushtimin që ka ndaj punës. Faktori i tretë: Përkushtimi për punën Edhe nëse ndonjëherë i mungon disponimi për të pikturuar, Mulliqit nuk i kalon dita pa e vizituar atelienë e tij. Ai qysh moti e ka ndarë mendjen që t’i kthehet artit dhe është i bindur që për ta realizuar këtë qëllim, vendi i duhur për të është labirinti. Ai me plot bindje vazhdon punën sikur një ditë do të ia gjej dritën atij tuneli. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 1 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 7 orë më parë