Transplantimi i zemrës do të zëvendësohet me tretman të ri NULL NULL 05.12.2017 17:05 05.12.2017 17:05 Transplanti i zemrës mund të mos aplikohet më brenda një dekade, ka deklaruar një kardiokirurg lider në fushën e tij. Profesori Stephen Westaby, nga spitali i Oxford “John Radcliffe”, ka bërë këto komente në 50 vjetorin e transplantimit të parë të zemrës tek njerëzit. Ai theksoi që kjo metodë do të zëvendësohet me pompa artificiale si dhe me terapinë pioniere të qelizave burimore. Westaby, i cili është kirurgu i parë që aplikoi zemrën artificiale në vitin 2000, ka thënë është mbështetës i transplantimit të zemrës, megjithatë përmes këtij operacioni mund të trajtohen vetëm një përqind e pacientëve. “Si mund të vlerësoj një shoqëri një tretman për të cilin nevojitet të vdes një person i ri e që mund të jetë e aplikueshme tek 1% e personave në nevojë? Mendoj që brenda dhjetë vjetësh nuk do të shohim më transplantim të zemrës, përveç rasteve kur pacientët kanë dëmtime të lindura në zemër, e që vetëm një zemër e re mund të kryej punë” “Besoj që kombinimi pompave të zemrës dhe qelizave burimore ka potencialin të jetë një alternativë më e mirë përmes së cilës do të përfitonin shumë më shumë njerëz” ka thënë Westaby./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 9 minuta më parë