Aksidenti tragjik në Velipojë, vdes edhe vajza 10 vjeçare NULL NULL 21.02.2018 10:47 21.02.2018 10:47 Noemi Preka, 10-vjeçarja e cila prej të dielës luftonte me vdekjen ka ndërruar jetë. Ajo ndodhej në spitalin e Shkodrës në gjendje kome, pas aksidentit të rëndë me makinë të ndodhur në rrugën Velipojë-Shkodër, pasditen e 18 Shkurtit. Nga kjo ngjarje e rëndë humbi jetën babai i saj, Edmond Preka, motra 5- vjeç, si dhe i vëllai 8-muajsh. Në spital, vazhdon të jetë nëna e tyre Evisa Preka, e cila është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi e ndodhur në familjen nga Velipoja, raporton TvKlan, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.