Trafot e vjetra, pjesë e trashëgimisë (VIDEO) NULL NULL 24.09.2017 21:41 24.09.2017 21:41 Tracfo stacioni i energjisë elektrike i vitit 1929 në qendër të Prizrenit, që ka zënë vend në listën e përkohshme të trashëgimisë kulturore, ka pasur së fundi nevojë për restaurim, njofton Klan Kosova. Menaxhuesit e projektit nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore po zotohen për ruajtjen formës vjetër të këtij objekti. Punimet këtu po i mirëpresin edhe qytetarët, ani se kanë edhe sugjerime. Përveç këtij objekti në projektin e restaurimit është edhe kjo trafo tejet e vjetër që gjendet afër Kuvendit Komunal. Megjithatë, edhe ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës që kap vlerën e rreth 7 mijë eurosh, përcaktohet si ndërhyrje emergjente për ruajtjen e trashigimisë Por, nga organizata Ec Më Ndryshe, po thonë se në Prizren ka objekte tjera që do duhej të ndrhyhej me urgjencë e jo trafo elektrike. Kronikë nga Enis Reçica *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë