Tovërlani: Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” i nevojshëm tash e dy vite NULL NULL 12.10.2018 18:50 12.10.2018 18:50 Trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani, në InfoMagazinë të Klan Kosovës, tha se renovimi i stadiumit të Prishtinës është bërë sipas kritereve të UEFA-së, ndërsa një renovim i tillë do të duhej të bëhej vite më parë. “Më herët s`kemi pas mundësi se nuk kemi pas stadionin pastaj s`kemi qenë të pranuar”. “Çdo lojë organizohet në bazë të kritereve”. “Tashmë një pjesë e stafit i kanë mësuar gjërat sepse kanë pas edhe instruktor te UEFA-së muajve të kaluar që kanë marrë instruksione se si zhvillohet ndeshja”. “Ne kemi heq shumë dy vitet e kaluara që nuk kemi pas stadium”. “Tash mundem me kuptu sa kemi humb për dy vite që nuk kemi zhvillu ndeshje këtu, edhe miqësore edhe ato për kualifikim”. “Jo me kot disa herë është anulu pranimi i stadiumit të Prishtinës, ata që morën përgjegjësi nuk e kanë pas të qartë se çka kanë me renovu”. Ai ka lavdëruar punën e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes i cili sipas tij veproi mirë në ndeshjen kundër Maltës me zëvendësimet që bëri. “Jo rrallë herë që trajneri ja zbulon vendit futbollistit”. “Ka mujt me kerku që shpejtësia me ardh në shprehje”. “Zhegrova, Rahshica të gjithë janë të ri”. “Kololli shënoi dy gola, si mbrojtës nuk është punë e vogël”. “Jo rrallë herë thuhet që mesi i fushës ta fiton ose ta humb ndeshjen”. “Nëse mesfusha nuk i kryen detyrat , vija e fundit e mbrojtjës e ka problem me mënjanu situatën”. Tovërlani komentoi edhe për shitjen e biletave për të cilën kishte edhe përleshje disa ditë para ndeshjes. “Nuk është e drejtë dikush me i marrë 50 bileta, dikush me familje me u mbledh me shiku”. “Nëse dikush i Federatës mundet me qenë i implikuar atëherë automatikisht duhet me ndërmarr diçka”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë