12:30, 14 Shkurt 2018

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka thënë që e kishte refuzuar Real Madridin në vitin 2004.

“Ishte një ofertë shumë e rëndësishme nga Madridi më 2004, por vendosa që të heq dorë nga shumë tituj, në mënyrë që ta vishja vetëm një fanellë”, tha Totti për Sky Italia.

“Kjo kishte rëndësi për mua më së shumti”.

Totti vazhdoi të insistojë se nuk i kishte rënë pishman që kishte vendosur të qëndrojë në Olimpico.

“Në fund, në vend të kësaj, pranova shumë dashuri dhe pasion, e që për mua ishin më të rëndësishme se të fitoja kupa tjetëkund”.

“E vendosa Romën para së gjithash”, shtoi romaku që u pensionua vitin e kaluar.