Skuadra që drejtohet nga Mauricio Pochettino u tregua më e fortë se mysafirët nga Gjermania, duke i mposhtur për të marrë tre pikët e para në Champions-in e këtij edicioni

23:03, 13 Shtator 2017

Tottenham Hotspur ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultat 3:1 në përballjen që u luajt në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në përballje e shënoi Heung-Min Son vetëm katër minuta pas fillimit të takimit.

Por epërsia e vendasve nuk zgjati shumë, pasi në të njëmbëdhjetën minutë Andriy Yarmolenko barazoi shifrat në White Hart Lane.

Megjithatë vendasit nuk u pajtuan dhe pas vetëm katër minutash Harry Kane ktheu qetësinë tek Spurs me të parin gol të tij në këtë përballje.

Të dytin në këtë ndeshje asi i Tre Luanëve e shënoi në minutën e 60-të, duke i dhënë qetësi skuadrës deri në fund të takimit.

Interesante