Tottenham ishte afër Grealish NULL NULL 17.08.2018 19:25 17.08.2018 19:25 Trajneri i ekipit anglez West Ham, Steve Bruce, ka thënë se Tottenham Hotspur do të arrinte të siguronte shërbimet e Jack Grealish nëse ofertën për të do ta bënte më herët. “Është e drejtë të thuhet se ne ishim në një pozitë financiare aq të keqe saqë sikur Tottenham të bënte punën e vetë më herët, unë jam i sigurt se ai tani do të ishte lojtar i tyre”, u shpreh Bruce. Madje gjendja financiare e klubit anglez sipas tij ishte edhe më keq. “Para mbylljes të gjithë ishin në shitje, aq e rëndë ishte situata”, përfundoi ai. Tottenham ditën e mbylljes së afatit kalimtar ofertoi 20 milionë euro për anësorin Grealish, por kjo vonesë u kushtoi atyre me mosblerjen e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë