19:28, 11 Prill 2017

Toshiba ka dorëzuar rezultatet financiare, sipas të cilave e ardhmja e kompanisë është në rrezik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Disa ngjarje dhe kushte kanë ngritur shqetësime serioze për aftësinë e kësaj kompanie për të vazhduar funksionimin” është thënë në një deklaratë të Toshiba.

Gjiganti elektronik ka raportuar humbje prej 4.8 miliardë dollarësh nga prilli deri në dhjetor.

Megjithatë këto rezultate ende nuk janë aprovuar nga auditori i kësaj kompanie.

Këto rezultate financiare tashmë janë vonuar dhe kanë rritur mundësinë që Toshiba të largohet nga lista e bursës së Tokios.

 

Interesante