Torturuan 13 fëmijët e tyre – arrestohet çifti NULL NULL 16.01.2018 08:58 16.01.2018 08:58 Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni pasi të njëjtit dyshohet se mbanin 13 fëmijët e tyre në robëri, transmeton Klan Kosova. David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeç, akuzohen për torturim dhe rrezikim të fëmijëve. Fëmijët e çiftit – të moshës nga dy deri në 29 vjeç – jetonin në Perris, 95 km në juglindje të Los Anxhelosit. Zyrtarët policor u lajmëruan nga njëra prej vajzave e cila është 17 vjeçe, transmeton Klan Kosova. Vajza që thirri policinë sipas tyre duket se ishte “vetëm 10 vjeç dhe e maltretuar”. Të dielën ajo arriti të shpëtojë dhe të thërrasë numrin e urgjencës duke përdorur një telefon celular që gjendej brenda shtëpisë. Oficerët e policisë më vonë gjetën “disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë duke luajtur në një mjedis të errët dhe me erë të keq”. Por prindërit nuk ishin në gjendje të jepnin menjëherë një arsye logjike pse fëmijët e tyre ishin në atë gjendje, transmeton Klan Kosova. Zyrtarët janë habitur kur zbuluan se shtatë prej atyre që mbaheshin në shtëpi ishin të rriturit nga mosha 18 deri në 29 vjeç. “Viktimat duket se ishin të kequshqyer dhe shumë të pista,” tha policia. Të gjitha viktimat tani po trajtohen në spitalet lokale. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 7 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 11 minuta më parë