Torte me portokall NULL NULL 23.03.2018 12:00 23.03.2018 12:00 Portokalli si një nga frutat më të preferuar, ka gjetur vendin në pothuajse secilin ushqim në kuzhinë. Duke filluar nga pijet e deri tek tortet, na shijon shumë. E si të realizoni një torte me portokall, hidhni në sy recetës më poshtë Përbërësit 2 vezë 1 gotë të çajit sheqer pluhur gjysmë gote të çajit vaj vegjetal 1 gotë të çajit qumësht 1 Pluhur pjekje 1 vanilje 2 gota miell Për shtresën me portokall 2 gota lëng portokalli 2 lugë nisheste gjysme gote ujë sheqer pluhur 1 vanilje (sipas deshires) Vezët dhe sheqerin në një enë të thellë i derdhni dhe i përzieni me mikser rreth 3-4 minuta. Pastaj hedhni vajin vegjetal, qumështin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe miellin, dhe vazhdoni përzierjen me lugë. Enën e pjekjes e lyeni me vaj dhe në të e derdhni masën e përgatitur, të cilën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 175 gradë celsius për 15-20 minuta. Tortën e testoni me thikë se a është pjekur, nëse thika iu del e terur atëherë është pjekur mjaftueshëm. Pas pjekjes tortën e lëni të ftohet, lëngun e portokallit, ujin, sheqerin, nishestën e vendosni në një tenxhere. Tenxherën e vëni në zjarr mesatar dhe e përzieni vazhdimishtë, derisa ta përfitoni një lloj kreme të trashë. Tortës së ftohur ia derdhni kremin e përgatitur me lëng të portokallit, përmbi ia hedhni copëzt e çokollatës. Tortën e vendosni në frigorifer për pritje rreth 2-3 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.