12:37, 14 Prill 2018

Sonte Toronto Raptors dhe Washington Wizards e bëjnë për hair playoff-in në përballjen e parë mes tyre në raundin e parë.

Ekipi me bilancin më të mirë në Konferencën Lindore pret Wizards në shtëpi në dy takimet e para.

Vlen të përmendet që në tetë ndeshjet e fundit, secila skuadër ka nga katër fitore, andaj pritet një seri e nxehtë mes tyre, pavarësisht që djelmoshat e kryeqytetit zunë vetëm vendin e tetë në Lindje sivjet.

Ndeshja mes klubit kanadez dhe atij amerikan fillon nga ora 23:30.

Interesante