Topi i Artë bllokon kalimin e Icardit te Reali NULL NULL 20.03.2018 21:00 20.03.2018 21:00 Mauro Icardi ka hequr dorë nga ëndra e tij e quajtur “Real Madrid”, pasi që Cristiano Ronaldo ka lobuar që klubi i tij të mos e transferojë argjentinasin, sipas Don Balon. Si rezultat i kësaj, mosinteresimi i portugezit që Icardi t’iu bashkohet në Santiago Bernabeu, interisti po e konsideron nënshkrimin e një kontrate të re me klubin nga Serie A. Përderisa presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mund ta ketë braktisur planin për Icardin, raporti thotë se ai do ta shënjestrojë Harry Kane-n e Tottenham Hotspur-it, një transferim me të cilën pajtohet edhe Topi i Artë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.