18:34, 14 Qershor 2018

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka thënë se duhet të krijohet një konsensus nga partitë politikë në Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

“Duhet konsensus sepse kjo çështje i tejkalon caqet e partive politike. Duhet të krijohet një platformë që ka interesat e qytetarëve si tërësi para. PSD është sigurisht e interesuar që çështja e dialogut të merr kahje të drejtë. Ky dialog respektivisht rruga e dialogut duhet bëhet përmes kuvendit ku do të ketë përcaktime dhe vija ta qarta”, ka thënë Topalli, njofton Klan Kosova.

“Kuvendi duhet ta kontrollojë këtë dialog dhe qeveria nuk duhet të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa e sjell në kuvend”, është shprehur ai në Info Magazine.

“Kemi interes të dialogojmë me Serbinë, por jo për çështje të brendshme të Kosovës”.

Ai ka thënë se duhet të përafrohen qëndrimet e partive politike rreth këtij procesi.

“Si PSD kërkojmë që ne t’i përcaktojmë temat tona brenda dialogut. Nëse partitë arrijnë t’i kalojnë kufijtë e vet mund të gjendet një zgjidhje e përbashkët, janë çështja e trashëgimisë, pensionet dhe një varg problemesh që duhet diskutuar dhe duhet zgjidhur. Ajo që Serbia dëshiron ta diskutojë me ne është çështje e Serbisë. Serbia është ajo e cila mban raport armiqësor, por që është partneri kryesor i ekonomisë”.