11:00, 14 Shkurt 2018

Fansat e Toni Braxton më në fund mund të jenë të qetë.

Në prag të 25 vjetorit të saj në industrinë e muzikës, ylli i R&B ka paralajmëruar kthimin e saj në muzikë me albumin e saj solo pas tetë vjetësh,  “Sex and Cigarettes”.

Por para se të publikohet albumi më 23 mars, fituesja e shtatëfishtë e çmimit Grammy ka publikuar këngën e saj të re “Long as I Live”, transmeton Klan Kosova.

Bashkë me një duet me fituesen e çmimit Grammy, Colbie Caillat, albumi i ri do të ketë edhe këngën e shumë përfolur “Heart Away” që është në bashkëpunim me të dashurin e këngëtares, reperin Birdman.

Braxton, 50 vjeçare ndonëse nuk ishte aktive në muzikë, ajo ishte sërish në qendër të vëmendjes me serinë e reality show të familjes së saj, Braxton Family Values.

Por këngëtarja që nuk ka publikuar album të ri qysh nga viti 2010 është e lumtur për rikthimin e saj.

Pas shumë viteve përballje me sëmundjen e lupus, ajo më në fund do të performojë në një turne në Amerikën Veriore, transmeton Klan Kosova.

“Unë ndihem shumë e bekuar se doktorët më kishin thënë se nuk do të mund të performoja më, se nuk do të isha në gjendje të udhëtoja por tani, e dini, kanë ndryshuar planet për mua”, ka thënë ajo për revistën People.