Toni Braxton konfirmon fejesën me Birdman NULL NULL 20.02.2018 11:00 20.02.2018 11:00 Këngëtarja 50-vjeçare, Toni Braxton është fejuar me reperin 49-vjeçar, Birdman. Thashethemet rreth lajmit kanë qarkulluar për disa javë, pasi Toni është parë me një unazë në gishtin e saj të martesës, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja bëri njoftimin në shfaqjen e saj “Braxton Family Values”. “Unë kam për të bërë një njoftim”, i tha ajo familjes së saj, duke vënë diamantin në pah dhe duke bërtitur: “Unë jam fejuar”. Toni dhe Birdman u takuan së pari në vitin 2002. 50-vjeçarja më parë ishte e martuar me Keri Leëis për 12 vjet. Ata u ndanë në vitin 2013 dhe kanë dy djem së bashku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.