Tom Hardy edhe me karrierë muzikore NULL NULL 19.01.2018 11:00 19.01.2018 11:00 Aktori shumë i dashur për publikun, Tom Hardy ka edhe një profesion të dytë. Hardy, përveç fizikut që pëlqehet shumë nga vajzat, ndër të tjera njihet për rolet e tij në “The Revenant” dhe”Mad Max: Fury Road”. Por kjo situatë do të ishte ndryshe po që se Hardy do të ndiqte karrierën muzikore që e nisi në vitin 1999. Së fundmi një album me këngë të shkruara dhe performuara nga Tom Hardy e Eddie Too Tall, është publikuar online. Albumi “Falling on Your Arse in 1999” që ka 18 këngë tregon se Hardy kishte potencial për një karrierë si rep artist. Në linkun më poshtë mund të gjeni këngët e Hardy-t. https://tootall.bandcamp.com/releases *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.