16:08, 13 Mars 2018

Disa hulumtues kanë punuar për të parë nëse zvogëlimi i muskujve të këmbëve në pleqëri lidhet ose jo me nervat.

Dhe sipas tyre kjo tkurrje muskulore nuk ka asgjë të bëjë – dhe as që lidhet me sinjale nervore.

Në testet e kryera në 168 burra, është gjetur se mungesa e kontrollimit të nervave të këmbëve rritet për rreth 30 përqind prej moshës 75 vjeçare.

Kjo bën që muskujt të tkurren, por që te atletët që janë më në formë ka mundësi që të ‘shpëtohet’ rilidhja me nervat, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Shkencëtarët që kanë bërë këtë hulumtim e kanë publikuar në Journal of Physiology.

Njerëzit sa më shumë që vjetrohen, muskujt e këmbëve të tyre zvogëlohen dhe dorëzohen, duke shkaktuar probleme çdo ditë në lëvizje, si ecje dhe ngjitje të shkallëve apo ngritje nga karrigia.

Kjo thuhet se është diçka që mund të prek secilin, por që pse ndodh në të vërtetë ende nuk është mësuar plotësisht.

Interesante