18:19, 11 Janar 2017

Numri i viktimave nga i ftohti  është rritur në Shqipëri.

Së fundi raportohet se një grua është gjetur e pajetë në qytetin e Durrësit. Ajo është e moshës 67-vjeçare dhe mendohet se ka ndërruar jetë prej tre ditësh, shkruan Lapsi.al.

Trupi i saj u gjet në banesë nga forcat zjarrfikëse. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes, por dyshohet paraprakisht se vdekja i ka ardhur nga i ftohti.

 

Interesante