Tjetër viktimë nga gripi, humb jetën një tre vjeçar NULL NULL 17.01.2017 10:41 17.01.2017 10:41 Një 3 vjeçar nga fshati Shënkoll i Lezhës ka ndërruar jetë për shkak të gripit mëngjesin e sotëm. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, e cila sqaron se i mituri me iniciale B. Z. ishte i vaksinuar rregullisht dhe prej një jave ka patur temperaturë, ethe e kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14, sqaron Ministria në njoftimin e saj, ai është shtruar në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja ka vazhduar të mbetet e njëjtë. Një ditë më pas, 3 vjeçari u transferua në Tiranë, në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë të njëjtës javë, familjarët e tij kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin. Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A, shkruan Tv Klan. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në datë 5, atij të datës 11 dhe rastit të datës 13 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nda institucionet ndërkombëtare (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich - theksohet thellimi i raporteve 10 minuta më parë
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 41 minuta më parë