Tiranë: Zjarr në banesë, humb jetën 80 vjeçari i paralizuar NULL NULL 20.02.2018 18:46 20.02.2018 18:46 Një 80 vjeçar ka vdekur si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë. I ndjeri ishte i paralizuar, shkruan Top Channel. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Por, si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi, i moshuari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 16 minuta më parë