Tiranë: Zjarr në ashensorin e një ndërtese, dyshohet për një viktimë NULL NULL 20.01.2017 10:46 20.01.2017 10:46 Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi një zjarr ka rënë në ashensorin e një pallati pranë zonës së Thesarit, në Tiranë. Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova. Para dy ditësh u përfshi nga flakët edhe një banesë private 2-katëshe që banohej nga katër familje, në vendin e quajtur rrugica e “Tisazhit”, në qytetin e Shkodrës. Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi familjarët arritën të dilnin jashtë në momentin e zjarrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.