8:15, 12 Tetor 2018

Një 35 vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi është therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën “Misto Mame” ndërsa viktima është identifikuar si Olti Hajdari, shkruan Opinion.al.

Sherri degjeneroi pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Viktima u transportua në spital por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të shumta që kishte marrë.