Tiranë: Makina përplas për vdekje 80-vjeçaren NULL NULL 21.10.2016 14:40 21.10.2016 14:40 Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rrethrrotullimit. Një automjet me targa SH 3392 E, që drejtohej nga shtetasi A.D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeç, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por ka gjetur vdekjen në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.