16:43, 7 Dhjetor 2018

Në Tiranë po mbahet forumi ekonomik me temën kryesore “Sfidat për një Zhvillim të Qëndrueshëm”. Pjesë e këtij forumi janë përfaqësues nga vendet e rajonit, të cilët sjellin eksperiencat e tyre nga vendet që vijnë.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë z. Shpend Balija i cili po merr pjesë në këtë takim ka diskutuar rreth temave ekonomike me theks të veçantë mbi investimet e huaja direkte në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Gjatë fjalimit të hapjes së panelit, Drejtori Ekzekutiv i KIE përshëndeti iniciativat e politikave të favorshme fiskale të cilat po ndërmerren në Republikën e Kosovës, të cilat do të kontribojnë pozitivisht në lehtësimin e të bërit biznes, njofton Klan Kosova.

“Në rajon duhet të thellohet bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik, por se kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur ka edhe respekt reciprok mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Baliaj.