Tiranë, burrë e grua gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre NULL NULL 20.08.2017 12:38 20.08.2017 12:38 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Policia ka marrë një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L. Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 33 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 44 minuta më parë