Tiranë, arrestohet 24 vjeçari pasi shpërndante drogë në shkolla NULL NULL 29.03.2017 10:49 29.03.2017 10:49 Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24 vjeçar pasi akuzohet se është shpërndarës droge në ambientet e shkollave të kryeqytetit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një aksioni të realizuar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, të cilët ishin organizuar grupe kontrolli për të ushtruar kontrolle në ambientet pranë disa shkollave të ndryshme në territorin që ky Komisariat mbulon. Në momentin e arrestimit, shtetasit Enis Muça i janë sekuestruar edhe 2.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: A.B, 18 vjeç; dhe E.M, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Policia e Tiranës sqaron se edhe ditët në vijim do vazhdoj puna për kontrollet nëpër shkolla dhe ambientet rreth tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 17 minuta më parë