Tim Judah lavdëron veshjen e Edi Ramës NULL NULL 25.05.2017 15:01 25.05.2017 15:01 Gazetari britanik Tim Judah, i cili është njohës i zhvillimeve në Ballkan ka lavdëruar veshjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në darkën e mbrëmshme joformale të organizuar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Klan Kosova. Pos veshjes së kreut të qeverisë shqiptare Judah në llogarinë e tij në Twitter ka komentuar edhe pjesëmarrjen e mandatarit për formimin e Qeverisë në Maqedoni, Zoran Zoav në këtë takim. “Zoran Zaev nga Maqedonia i është bashkuar udhëheqësve të klubit të WB6 (Western Balkans 6) edhe pse ai nuk është ende teknikisht kryeministër. Unë mendoj se Edi Rama, fiton për veshjen më të mirë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. Veshja e kreut të ekzekutivit shqiptar ishte në fokus të mediave shqiptare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 2 minuta më parë
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 13 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 18 minuta më parë