15:57, 19 Qershor 2017

Lajmet për dëshirën e Cristiano Ronaldo që të largohet nga Real Madrid ka krijuar presion te përkrahësit e klubit pasi nuk duan ta lënë të largohet.

Në një sondazh me 7 mijë e 500 tifozë, 81 për qind e tyre janë përgjigjur me ‘Jo’ në pyetjen: A është i kuptueshëm zemërimi i Ronalso-s?

Lajmi se Ronaldo nuk ka paguar taksa në Spanjë, ka ngjallur sipas raportimeve dëshirën për tu larguar.

Por që tifozët e Los Blancos besojnë se portugezi nuk do të largohet.
Këtë e lidhin me faktin se këso thashetheme ka pasur edhe dy raste më parë kur Ronaldo është përfolur për tu larguar dhe në fund ka vazhduar kontratën.

Interesante