Tifozet e flakta të kombëtares NULL NULL 05.09.2015 09:11 05.09.2015 09:11 Luana Vjollca e Marina Vjollca, janë dy motra që ngjajnë shumë me njëra tjetrën. Por përveç se janë pothuajse të njëjta për tu parë, e kanë edhe një të përbashkët tjetër. Që të dyja janë tifoze të flakta të Kombëtares Shqiptare. E në ndeshje të rëndësishme si ajo e kualifikimit për në Kampiponatin Europian 2016, nuk ka se si të jetë ndryshe, pos që loja e djemve të kombëtares, të shoqërohet edhe me përkrahjen e zjarrtë të Marinës e Luanës, transmeton Klan Kosova. Ato janë rregulluar e ia kanë kushtuar nga një publikim ndeshjes së mbrëmshme, duke treguar se janë duke i përcjellë djemtë dhe u dëshirojnë fitore. Marina mban në dorë fanellën me ngjyrat kuq e zi, ndërsa Luana, në një fotografi të publikuar në instagram, dukej mjaft elegante gjatë natës së mbrëmshme, ndryshe nga motra e saj me stil më sportiv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Zayn Malik flet për vajzën e tij, shpjegon lëvizjen në Pensilvaninë rurale 24 minuta më parë