Thotë se ilaçet kundër dhembjeve e kthyen në homoseksual, 23 vjeçari u nda edhe nga e dashura NULL NULL 19.04.2018 15:32 19.04.2018 15:32 Një burrë i cili pretendon se ilaçet kundër dhimbjeve e kthyen atë në homoseksual, thotë se nuk dëshiron të ndërpres përdorimin e tyre. Scott Purdy frikësohet se nëse i ndërpret ato do rikthehet në të mëparshmin përsëri, njofton Klan Kosova. 23 vjeçari thotë se po përdorte Pregabalin e njohur si Lyrica pas një aksidenti në sportin karting. Ai tha se këto pilula bën atë të humbas tërheqjen e tij seksuale ndaj grave. Po ashtu ai pranoi se u nda me të dashurën e tij dhe filloi të kërkonte tërheqje nga burrat, njofton Klan Kosova. “Gjithçka që kam dëshiruar ishte vëmendja e meshkujve kështu që mendova se ishte pak e çuditshme dhe nuk e morra atë vetëm për një rast’’. “Sapo ndodhi kjo, tërheqja ime seksuale ndaj ish-të dashures time u kthye dhe isha më intime dhe shtazarake dhe përsëri ishte normale”. ”Por dhimbja filloi të rindërtohej dhe kështu fillova përsëri të merrja Pregabalinin”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.