17:50, 9 Nëntor 2018

Mesfushori brazilian, Thiago Mendes, ka thënë se do të ishte u lumtur të bëhej pjesë e skuadrës franceze, Paris Saint-Germain.

Mirëpo ai ka shtuar se mbetet i fokusuar që ta ndihmoj skuadrën Lille OSC, skuadër kjo për të cilën ai luan, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam i përqendruar të luaj futboll tani dhe të ndihmoj ekipin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam i lumtur për interesimin e skuadrave tjera, por siç thashë edhe më heret, mbetem i fokusuar vetëm në Lille”, ka thënë Mendes.

 

klankosova.tv