17:48, 19 Qershor 2017

Kryeministrja britanike Theresa May ka dënuar ashpër sulmin e fundit që ndodhi në Londër.

May tha se ky sulm pranë një xhamie në veri të Londrës, është aq i neveritshëm sa sulmet e tjera që ndodhën kohëve të fundit në Britani, transmeton Klan Kosova.

Policia britanike ka arrestuar një 48 vjeçar me dyshimin për vrasje në tentativë pas mizorisë së terrorit në Londrën e Veriut nga i cili sulm mbetën një i vrarë dhe tetë të plagosur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, i dyshuari shihet duke ”dhuruar” puthje drejt kamerës, derisa ishte brenda furgonit të policisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.

Policia konfirmoi se incidenti është duke u trajtuar si një sulm terrorist pasi një furgon ka sulmuar një grup njerëzish të cilët po largoheshin nga lutjet e Ramazanit, pranë xhamisë së Finsbury Park, pak pas mesnatës.

 

Interesante