Theresa May nën presion pasi Michael Gove refuzon postin e ministrit të BREXIT NULL NULL 16.11.2018 08:57 16.11.2018 08:57 Kryeministrja britanike, Theresa May, po vazhdon me promovimin e marrëveshjes së saj për BREXIT, ndërsa ministri i kabinetit Michael Gove, merret vesh se po e shqyrton tërheqjen. BBC ka bërë të ditur se Gove kishte refuzuar ofertën e kryeministres për ta bërë atë Ministër të BREXIT, sepse May nuk do ta linte të negociohej për marrëveshjen, njofton Klan Kosova. Dominik Raab e la detyrën të enjten në lidhje me “gabimet fatale” në marrëveshje. Më tej May thekson se marrëveshja,”siguron atë që votuan njerëzit”. Por ajo ishte paralajmëruar nga një deputet i saj se nuk do të merrte kurrë mbështetjen e deputetëve. Qeveria zbuloi të mërkurën marrëveshjen e tërheqjes së saj të shumëpritur, e cila përcakton kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 3 minuta më parë
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 23 minuta më parë